Posted on Leave a comment

Produktet ushqimore, Kosova me çmimet më të larta në rajon

Kosova është e rrethuar me vende që kanë çmime më të ulëta. Ndërsa, vet dominon me çmime të larta. KosovaPress ka blerë disa produkte të njëjta në katër vende: Prishtinë, Tiranë, Preshevë dhe Shkup, ku është vërtetuar që në Prishtinë, janë çmimet më të larta.

Çmimet  e ushqimeve në vendet e rajonit, pothuajse janë të njëjta me ato të  Evropës. Pavarësisht se këto vende, radhiten me shkallë të papunësisë së lartë. Për të parë se në cilat vende janë çmimet më të larta, ekipi i KosovaPress ka bërë një hulumtim. Në këto katër vende janë blerë: vaji, sheqeri, kripa, mielli, një pako vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë. E çmimet më të larta kanë qenë në Prishtinë.

Prishtinë….1 litër vaj, një pako sheqer, miell, kripë, ve, kafe, qumësht, domate  dhe qepë, kanë kushtuar tetë euro e 66 cent, në njërën nga marketet e kryeqytetit.

 

E këto çmime, vështirë të përballueshme po janë për qytetarët. Hasan Syla nga Prishtina, thotë se me pagat mujore që sigurojnë, është shumë vështirë të mbijetojnë.“ Çmimet në krahasim me rrogat që i kemi  janë të larta. Ne i kemi  çmimet të barabarta me gjashtë shtetet e Evropës që janë. I kemi disa çmime të barabarta me ta. Kurse rrogat i kemi shumë më të ulta se ata… Ne i përballojmë po qysh i përballojmë, ne 30 për qind nuk mundemi me i përballu. Nuk përballohen me 75 euro me 150 euro. Një person i shpenzon ato, jo familja ”, ka thënë Hasan Syla.

E njëjtë thotë edhe Pajazit Halimi.“Çmimet këtu në Kosovë , për çmimet se jemi ne këtu si punëtor, që marrim pagën 250 euro, janë shumë të larta… në Kosovë është një kllapë e madhe, janë duke bërë me punëtorët maltretime me rroga 250 euro, kjo është një katastrofë e madhe”, tha Halimi.

Ali Hajra thotë se artikujt e përditshëm kanë një çmim të lartë, dhe se janë dyfishi i vitit të kaluar.

“Çmimet janë mjerisht të larta dhe kur dalin publikisht thonë, në vitin e kaluar kaq dhe tash një zero për qind ose një për qind janë më të larta që nuk është e vërtetë fare. Me artikujt që i kemi të përditshëm çmimet janë shumë shumë më të larta, dyfishi i vitit të kaluar. Ne ato në kurrizin tonë i hetojmë. Dhe është turp që me të vërtetë askushi nuk ndërmerr diçka për të pasur më tepër nën kontroll lëvizjen e çmimeve” tha ai.

Please follow and like us:
0
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *