Posted on Leave a comment

Borë dhe ngrica në Shqipëri, si paraqitet situata në akset kryesore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, megjithëse gjatë ditës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë dhe temperatura shumë të ulëta sidomos në zonën e Korçës dhe Llogarasë.

Gjendja e akseve kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në rrugët e Rajonit Verior ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në segmentit rrugor Pukë-Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.
Sqarojmë se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës – Bushtricë.
Në rrugët e Rajonit Qendror – në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, ka prezencë akulli, prandaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Po bëhet pastrimi dhe shpërndarja e kripës në segmentin Qafë Mollë-Qafë Priskë.

Rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në Antenat – Vilat Qeveritare, Trau Dajt –Teleferik.
Në aksin Librazhd-Qafe Thane, ka patur rreshje bore. Eshte bere pastrimi dhe trajtimi me kripë. Qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Librazhd-Stebleve, ne segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire. Edhe ne aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në rrugët e Rajonit Jugor ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë dhe qarkullimi duhet të bëhet me goma dimri . Qarkullimi me zinxhirë në Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me afrimin e orëve te mbrëmjes do të vazhdojnë të ulen temperaturat.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Please follow and like us:
0