Posted on Leave a comment

Produktet ushqimore, Kosova me çmimet më të larta në rajon

Kosova është e rrethuar me vende që kanë çmime më të ulëta. Ndërsa, vet dominon me çmime të larta. KosovaPress ka blerë disa produkte të njëjta në katër vende: Prishtinë, Tiranë, Preshevë dhe Shkup, ku është vërtetuar që në Prishtinë, janë çmimet më të larta.

Çmimet  e ushqimeve në vendet e rajonit, pothuajse janë të njëjta me ato të  Evropës. Pavarësisht se këto vende, radhiten me shkallë të papunësisë së lartë. Për të parë se në cilat vende janë çmimet më të larta, ekipi i KosovaPress ka bërë një hulumtim. Në këto katër vende janë blerë: vaji, sheqeri, kripa, mielli, një pako vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë. E çmimet më të larta kanë qenë në Prishtinë.

Prishtinë….1 litër vaj, një pako sheqer, miell, kripë, ve, kafe, qumësht, domate  dhe qepë, kanë kushtuar tetë euro e 66 cent, në njërën nga marketet e kryeqytetit.

 

E këto çmime, vështirë të përballueshme po janë për qytetarët. Hasan Syla nga Prishtina, thotë se me pagat mujore që sigurojnë, është shumë vështirë të mbijetojnë.“ Çmimet në krahasim me rrogat që i kemi  janë të larta. Ne i kemi  çmimet të barabarta me gjashtë shtetet e Evropës që janë. I kemi disa çmime të barabarta me ta. Kurse rrogat i kemi shumë më të ulta se ata… Ne i përballojmë po qysh i përballojmë, ne 30 për qind nuk mundemi me i përballu. Nuk përballohen me 75 euro me 150 euro. Një person i shpenzon ato, jo familja ”, ka thënë Hasan Syla.

E njëjtë thotë edhe Pajazit Halimi.“Çmimet këtu në Kosovë , për çmimet se jemi ne këtu si punëtor, që marrim pagën 250 euro, janë shumë të larta… në Kosovë është një kllapë e madhe, janë duke bërë me punëtorët maltretime me rroga 250 euro, kjo është një katastrofë e madhe”, tha Halimi.

Ali Hajra thotë se artikujt e përditshëm kanë një çmim të lartë, dhe se janë dyfishi i vitit të kaluar.

“Çmimet janë mjerisht të larta dhe kur dalin publikisht thonë, në vitin e kaluar kaq dhe tash një zero për qind ose një për qind janë më të larta që nuk është e vërtetë fare. Me artikujt që i kemi të përditshëm çmimet janë shumë shumë më të larta, dyfishi i vitit të kaluar. Ne ato në kurrizin tonë i hetojmë. Dhe është turp që me të vërtetë askushi nuk ndërmerr diçka për të pasur më tepër nën kontroll lëvizjen e çmimeve” tha ai.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Armatosen rojet, policia me pushkë të gjata

Grabitësit nuk do ta kenë më të lehtë të grabisin para nëpër institucionet financiare. Kështu po thotë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Sipas tij është bërë një plan operativ me anë të cilit po synohet që t’i lejoj të bartin armë edhe punëtorët që i ruajnë bankat. Po ashtu kreu i MPB-së po planifikon që t’i furnizoj me armë të gjata edhe patrullat policore. Mustafa ka premtuar se ligji për pjesëtarët e Policisë për sigurime shëndetësore do të finalizohet brenda këtij muaji.

Ngjarja në Istog, kur polic u vra pasi u qëllua nga një grabitës i armatosur kanë bërë që Ministria e Punëve të Brendshme të hartojë një plan të ri të sigurisë.

Ky institucion po planifikon që t’i lejojë punëtorët e sigurimit të bartin armë.

“Unë si ministër kam iniciuar edhe mënyrën e licencimit të kompanive të sigurimit që bahet nga ne që personat që punojnë aty të kenë licencë dhe të jenë të trajnuar mos të ketë punëtorë aty me nga 150, por edhe ta ndryshojnë rregulloren që ata t’i armatosmi”.

Me armë do gjata MPB po planifikon t’i furnizoj edhe patrullat policore pas rastit të fundit në Istog, kur grabitësi kishte shtënë me kallashnikov drejtë policëve.

“Ne kemi bërë edhe planin operativ duke u mos përzier në planin e policisë, por këna marrë masa që patrullat policore të bartin edhe armë të gjata sepse është shqetësuese që bandat po përdorin edhe bomba”

“Me 31 kemi rritë nivelin e sigurisë në nivel të Kosovës sidomos nëpër markete të mëdha, por edhe nëpër banka”.

Ndërkohë kreu i MPB-së ka folur edhe për mungesën e sigurimeve shëndetësore të pjesëtarëve të Policisë.

Sipas tij një gjë e tillë do të ndodh shpejt pasi është duke punuar intenzivishtë në këtë drejtim.

“Është tu u përgatitë drafti edhe besoj që në mbledhje të qeverisë do ta qes në muajin e parë, eventualisht në muajin e dytë, nëse bash hiq nuk kemi përkrahje një pjesë do ta ndaj nga buxheti i Mpb që ta kanë shëndetin dhe sigurimin e jetës”

E për identifikimin e grabitëseve e që një pjesë e tyre janë në arrati i pari i MPB-së ka kërkuar ndihmë edhe nga Agjencinë Inteligjencës së Kosovës.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Këto janë brendet ndërkombëare ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100%

Qeveria e Republikës së Kosovës të premten ka zgjeruar listën e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind, shkruan Gazeta Express.

Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.

Sipas ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mundë të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.

Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

SBASHK’u paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim nga 14 janari

Me të nisur viti 2019, Qeveria Haradinaj po përballet me ‘kërcënimet’ për greva të sindikatave.

Sektori i arsimit, ka paralajmëruar se nëse nuk rritet koeficenti për mësimdhënësit në projektligjin për pagat, atëherë që nga 14 janari do të hynë në grevë të përgjithshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha sot për lajmi.net se pavarësisht paralajmërimeve të kësaj sindikate, askush nga institucionet nuk ka kontaktuar me ta.
“Deri në këtë moment askush nuk na ka kontaktuar.  Ne i kemi dërguar letër minsitrit Bytyqi, dhe nëse nuk ndërmirret asgjë, më 14 janar ne do të hymë në grevë të përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

Në grevë gjatë ditës së djeshme kanë hyrë edhe punëtoret e Trepçës, ndërkohë që është paralajmëruar se e njëjta do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, megjithëse u arrit një pajtueshmëri mes sindikalistëve dhe ministrisë së Shëndetësisë, kirurgët po vazhdojnë grevën e tyre.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë paralajmërime të sindikatave.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Mërgimtarët rrihen gjatë pritjeve në Merdare

Disa mërgimtarë janë përfshirë në rrahje në pikën kufitare në Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë.

Në një video të cilën e ka dërguar një qytetar në KALLXO.com, shihen disa persona të cilët sipas qytetarit janë rrahur për shkak të kolonës së gjatë të veturave dhe mungesës së prezencës së policisë në mirëmbajtje të kësaj gjendjeje.

Sipas qytetarit në fund të përleshjes ka shkuar edhe policia dhe ai pretendon se zyrtarët policor ka përdorur forcën për të zhbllokuar rrugën

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Hajnat e kërkuar nga policia, largohen nga Kosova

Janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Ka disa muaj që policia nuk arriti t’i kap këta të rinj të dyshuar për shumë vjedhje të rënda në Kosovë.

Të gjendur në liri, Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi që kanë kryer grabitje të armatosur janë shfaqur live në Facebook.

Me anë të kësaj video këta janë tallur me autoritet e drejtësisë kosovare.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”

Bile dy grabitësit thonë se nuk janë keq as me financa derisa thonë se po qëndrojnë në një shtet që nuk e njeh Kosovën.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis Spanjë me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”

Megjithatë Policia po thonë se dinë vend – ndodhjen e Shalës dhe Latifit.

Drejtori i  Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, në një intervistë për T7 thotë se ata nuk janë në Spanjë

Unë thashë që janë në një shtet të Evropës, Polica ka informacione se ku ndodhen nuk është e vërtet që janë në Spanëj, është strategji e tyrë që e aplikojnë. Na shpresojmë që shumë shpejt do ti arrestojmë dhe ti bijmë në Kosovë

Sipas Ahmetit telashe për kapjen e tyre, po ju bën edhe mos anëtarësimi në Interpol.

Ne kemi pas informacione që kanë dalë jashtë shtetit, fatëkëqsishtë mos antarsimi i Kosovës në Interpol po na kufizon në fushën e hetimeve, mipëro s’do të thotë që nuk do të kapen. Tani duhet të shkojmë përmes zyrës së UNMIKUT dhe janë disa procedura birikratikë gogja të komplikume

Ahemti thotë se Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi me grupin ka qenë njëri ndër bandat më të rrezikshme që ka kryer vjedhje të shumta në kryeqytet.

Grupi i famshëm me armë automatike që ka operuar në Prishtinë është ky grup dhe është një nummës i jashtëzakoshmë i veprave të grabit etjeve të parave

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili u arrestua të etjen, pas një grabitjeje të një marketi në lagjen Dardania në Prishtinë.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Borë dhe ngrica në Shqipëri, si paraqitet situata në akset kryesore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, megjithëse gjatë ditës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë dhe temperatura shumë të ulëta sidomos në zonën e Korçës dhe Llogarasë.

Gjendja e akseve kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në rrugët e Rajonit Verior ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në segmentit rrugor Pukë-Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.
Sqarojmë se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës – Bushtricë.
Në rrugët e Rajonit Qendror – në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, ka prezencë akulli, prandaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Po bëhet pastrimi dhe shpërndarja e kripës në segmentin Qafë Mollë-Qafë Priskë.

Rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në Antenat – Vilat Qeveritare, Trau Dajt –Teleferik.
Në aksin Librazhd-Qafe Thane, ka patur rreshje bore. Eshte bere pastrimi dhe trajtimi me kripë. Qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Librazhd-Stebleve, ne segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire. Edhe ne aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në rrugët e Rajonit Jugor ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë dhe qarkullimi duhet të bëhet me goma dimri . Qarkullimi me zinxhirë në Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me afrimin e orëve te mbrëmjes do të vazhdojnë të ulen temperaturat.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

The number one newspaper in Albania and Kosovo

The number one newspaper in Albania and Kosovo

We work with much dedication to inform the citizens every moment. however in the event of a party,  but also about the dangers posed to the politics in the country happen many other news the site is new but very productive in terms of many aspects both for citizens as well as for advertisers who are chosen with much care to serve you

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.

Selimi, gjatë paraqitjes se tij të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka treguar se deri tash nuk ka marrë ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk kam marrë ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu tha se lufta e UÇK’ës ishe e paster.

Please follow and like us:
0
Posted on Leave a comment

Xhaka: Të dua deri në frymën e fundit

Taulant Xhaka vjen me një urim special dhe emocionues për gjyshen e tij, me rastin e ditëlindjes së saj

Në familjen Xhaka sot ka festë, Gjyshja e futbollistëve të njohur kosovarë, Taulantit dhe Granitin e feston ditëlindjen.

Dhe, dy nipërit e saj kanë gjetur kohë për t’ia uruar asaj ditëlindjen përmes rrjeteve sociale.

“Urime ditlindja gjyshja ma e mira ne bot! ishalla krejt deshirat e jetes te plotsohen. Jam krenar qe e kam ni gjyshe si ti edhe Te Dua deri sa te marr frymen e fundit”, ka shkruar futbollisti i Baselit në rrjetin social, Instagram, përmes një fotografie ku shihet ai me gjyshen dhe vëllain, Granitin, i cili luan në Arsenal.

Vëllezërit Xhaka janë të veçantë pasi Taulanti luan për Shqipërinë, kurse Graniti për Zvicrën

Please follow and like us:
0